Rreth nesh



Historia e Bio Energy nisi ne Shtetet e Bashkuara. Juli, si mami e re e nje vajze 15 muajshe dhe shtatzene me femijen e dyte, ishte ne kerkim te nje mengjesi qe do i jepte energjine dhe vlerat ushqyese per tu kujdesur per vajzen dhe bebin ne bark si dhe nje mengjes per bashkshortin e saj qe do kalonte nje dite te gjate ne pune.

Keshtu lindi deshira per te pergatitur granola ne shtepi. Granola e pasur me lloje te ndryshme frutash te thata dhe perberes te tjere ishte mengjesi qe nuk mungonte ne shtepi. 

Me shume vite eksperience ne pergatitjen e granoles dhe me nje deshire per te ndare traditen e tyre familjare, u krijua Bio Energy. Si granola e pare Shqipetare, natyrale dhe e fresket, prdoduktet e Bio Energy kane marre vleresime te larta dhe mbeshtetjen e shume klienteve. 

Bio Energy tashme per 2 vjet vazhdon te ofroje risi dhe kualitet te vazhdueshem ne gjithe gamen e produkteve.

Comments

Popular posts from this blog

Përse Musli?

Biskota mengjesi me Muesli

Humbisni peshe pa mbajtur diete