Biskota mengjesi me Muesli
Përbërësit
- 300 gr Bio Energy Muesli Tropikal
- 75 gr miell gruri
- 100 gr gjalpë
- 150 gr mjaltë
- 1 kokërr vezë
- ½ lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji kanellë
Përgatitja
Ndizeni furrën të nxehet në 170°C. Përzjeni Mueslin me miellin në një enë.
Shkrijeni gjalpin në një enë tjetër, shtoni mjaltin, kripën dhe vaniljen dhe
përzjejini mire. Rrihni vezen dhe hidheni tek përzjerja e gjalpit me majltin.
Bashikojini Mueslin dhe miellin, me vezën, mjaltin dhe gjalpin. Merrni një tavë
dhe shtrojeni me letër kuzhine. Më pas, formoni topa me brunin dhe vendoseni
në tavë duke pasur pak distancë nga njëra tjetra. Piqini biskotat për 20 minuta.
Lejoni që biskotat të ftohen plotësisht para se ti hiqni. Ruajini në ambjent të
freskët deri në 5 ditë.
Comments
Post a Comment